Zhvillim i sektorit të energjisë dhe zhvillimin i integruar rajonal, Ibrahimaj bën publike marrëveshjet

Shqipëria

Zhvillim i sektorit të energjisë dhe zhvillimin i integruar rajonal, Ibrahimaj bën publike marrëveshjet

Më: 8 mars 2023 Në ora: 13:26
Delina Ibrahimaj

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë publike para mediave vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ibrahimaj bëri me dije se është marrë vendimi për financime dhe hua për disa projekte të rëndësishme, ku një nga to është projekti në fushën e zhvillimit të energjisë.

Po ashtu ministrja bëri me dije se u miratua dhe ratifikua marrëveshja e huasë nga këshilli i Ministrave, e përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, për zhvillimin rajonal të integruar.

Ky projekt ka në fokus zonat rurale dhe do të jetë një fond prej 20 milion euro dhe grant 1 milion që do të përqendriohet në Bashkinë e Pogradecit dhe në atë të Pustecit.

Në lidhje me shpërblimin për pensionistët, minstria bëri me dije se deri më tani është marrë jë vendim i tillë, pasi politika është indeksimi i pensioneve në bazë të inflacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat