Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Gazetarja Lala tregon mesazhin nga Kolumbia: Fjalën e fundit ta thonë autoritetet

Shqipëria

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Gazetarja Lala tregon mesazhin nga Kolumbia: Fjalën e fundit ta thonë autoritetet

Më: 7 mars 2023 Në ora: 23:00
Ervis Martinaj

Zhdukja e Ervis Martinajt ka trazuar autoritetet shqiptare, të cilat ende nuk kanë një informacion për fatin e tij.

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala flet e rezervuar se çfarë ndodh me Martinajn, pasi siç thotë ajo çdo gjë që duhet të raportojë duhet ta bazojë në prova.

Lala tregoi për fluksin e mesazheve që mbërrijnë në telefon dhe adresat e saj në rrjetet sociale të cilët japin versione nga më të ndryshmet.

Mes tyre, Klodiana Lala veçon një mesazh që i ka mbërritur nga një numër kolumbian ku thuhet se Vis Martinaj është mbajtur në një resort.

Jam përpjekur të mos jap kakofoni informacioni por të qëndroj më shumë në habitatin tim për të qenë korrekte dhe për të mos e cenuar këtë çështje. A kam të drejtë si gazetare të dyshoj që fill pas zhdukjes së Vis Martinajt po diskutohen lojërat e fatit? A kam të drejtë të dyshoj kur bëhen bashkë disa aleanca grupesh që ta godasin atë?

Kam shkruar edhe kur ai ka qenë autor, por kam shkruar edhe kur ai ka qenë ‘viktimë’, pra i akuzuar. Unë kam qenë e balancuar edhe kur ai ka qenë në aleancë me grupe dhe godiste kundërshtarët, por edhe kur kundërshtarët e godisnin atë. Është ndër rastet më interesante, kam patur dhjetëra telefonata, qindra mesazhe nga mënyra të ndryshme, shkruajnë në email, Instagram, Facebook, shkruajnë shumë gjëra. Nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Kjo ka lidhje me etikën profesionale, jo me trimërinë. Sikur të ekzistojë 1% rreziku për të ma rrëzuar atë që them do të ishte një kosto shumë e madhe për mua si gazetare por edhe për gjithë pjesën tjetër. Nëse unë dal dhe deklaroj që fati i Martinajt është ky, është familja përballë, unë kam biseduar me ata, s’i kanë pritur shumë mirë lajmet, kanë patur pretendimet e tyre, edhe jam “sulmuar” pak, por nuk ka rëndësi, në fund fare nuk ka të bëjë me trimërinë, por me etikën dhe profesionalizmin.

Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu, se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit”, u shpreh Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat