Zgjedhjet,3 deputetë të grupit të Alibeaj do tentojnë të komunikojnë me grupin e Berishës

Shqipëria

Zgjedhjet,3 deputetë të grupit të Alibeaj do tentojnë të komunikojnë me grupin e Berishës

Më: 7 mars 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Tre deputetë demokratë të grupit të Enkelejd Alibeaj, do tentojnë të krijojnë komunikim me PD e drejtuar nga Sali Berisha për bashkimin e Partisë Demokratike.

Sipas Opinion.al, deputetët që do të negociojnë me grupin e Berishës janë Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha.

Tentativat për bashkimin e partisë do të vijojnë deri të premten.

Ky veprim vjen pas mbledhjes së kryesisë nga ana e Alibeaj ditën e djeshme, ku u propozua hapje ndaj kandidatëve të primareve dhe synimi për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e 14 Majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat