“Shkuesi na tha se ishte burrë i mirë, s’e dinim që kishte vrarë gruan”, ish-vjehrri i Dan Hutrës: Dyshonte për atësinë e djalit

Shqipëria

“Shkuesi na tha se ishte burrë i mirë, s’e dinim që kishte vrarë gruan”, ish-vjehrri i Dan Hutrës: Dyshonte për atësinë e djalit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë, tregoi detaje të rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë telefonike për gazetaren e emisionin “Me zemër të hapur” Anila Ahmataj, në News24 babai i 30-vjeçares, i cili humbi vajzën dhe të fejuarën e djalit dhe iu plagos vajza tjetër dhe gruaja, pohoi se Elena e kishte njohur me shkuesi Hutrën.

Ai tha se Hutra dyshonte te atësia e fëmijës që kishte me Elenën.

INTERVISTA

Gazetarja: Si është gjendja e nuses dhe e gocës?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Mirë, mirë…

Gazetarja: Ku keni qenë ditën e ngjarjes, ku jeni ndodhur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë kam qenë te vëllai.

Gazetarja: Po çfarë ka ndodhur më përpara midis Elenës edhe autorit të ngjarjes që Elena është kthyer në shtëpi dhe jetonte me ju në banesë?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ka ndodhur që e ka lënë ky, kjo u martua dhe e la ky!

Gazetarja: Po si u njoh Elena me Danin?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po janë njohur nëpërmjet një shkesi.

Gazetarja: Sa kohë kishin që jetonin bashkë në një shtëpi?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3-4 muaj…

Gazetarja: Po për shtatzëninë e Elenës?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po na tha, kishin debate kështu.

Gazetarja: Cilat ishin akuzat që iku Elena nga shtëpia e Danit? Iku vet Helena nga shtëpia apo janë divorcuar me mirëkuptim?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo pa mirëkuptim janë ndarë…

Gazetarja: Ka ikur natën nga shtëpia?

Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo natën por ditën edhe ai ka ardhur e ka lënë, se patën vendosur unazat a kupton?

Gazetarja: Po ai a erdhi në shtëpi dhe foli, bisedoi pasi iku Elena? Cili ishte konflikti me ju, çfarë kërkonte nga ju ai pasi Elena iku nga shtëpia?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ai kërkonte që nuk e ke djalin me mu

Gazetarja: Po pse i kishte këto dyshime?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Pse ka ikur vajza, pa i fol atij

Gazetarja: Po vajza kur iku nga shtëpia e Danit, iku pa i treguar?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!

Gazetarja: Po pse ishte dhunuar, ishte kërcënuar, çfarē kishte ndodhur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po ku di unë, jo smundem , jo punë grash

Gazetarja: Po me kë ka jetuar Helena atje, me vjehrrën e saj me Mislimen?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!

Gazetarja: Po sjellja e Mislimes si ka qenë ndaj Helenës?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Nuk e di nuk merem me ate punë

Gazetarja: Po Dani e kishte dhunuar ndonjëherë Helenën, e kishit parë me shenja në trup?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…

Gazetarja: Po Helena ju kishte pohuar ndonjëherë se ishte dhunuar nga Dani?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo

Gazetarja: Kur lidhët martesën me Danin e dinit që ai kishte vrarë bashkëshorten e parë?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjëherë se dinim

Gazetarja: Po që kishte dalë nga burgu?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo

Gazetarja: Nuk u interesuat, nuk e pyetët shkesin se kush ishte ky njeri?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Shkesi tha se është burrë i mirë

Gazetarja: Po shkesin e njihnit ju?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Si nuk e njohim e njohim, është nga Kuksi

Gazetarja: Ku jetonte Dani me Helenën?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jetonte këtu te bregu i lumit, ka qenë me qera se nuk ka pasur as shtëpi asgjë

Gazetarja: Edhe Mislimja ju akuzonte juve që iku nusja?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo me atë nuk jam takuar asnjëherë

Gazetarja: Po ceremoninë e fejesës e bëtë të madhe, festuat?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…

Gazetarja: Po çfarë lekësh ju kërkonte Dani juve?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Kërkonte lekë për vete të vete

Gazetarja: Po ai pretendonte se i kishte shpenzuar për fejesën? Sa lekë i dhatë ju?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3300 euro

Gazetarja: Ja dhatë këto?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po, para 6 muajve…

Gazetarja: Çfarë pretendimesh kishte të tjera kundrejt jush ai?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjë pretendim

Gazetarja: Sa kohë kishit që e kishit takuar?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo se kam takuar

Gazetarja: Pse e kishte bërë kallëzimin Elena që e kishte dhunuar Dani, se ju thoni se nuk e ka rrahur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Se ka rrahur jo, e ka dhunuar këtu te shtëpia atje jo

Gazetarja: Çfarë ndodhi kur ai erdhi te shtëpia dhe tha që nuk e ka fëmijën me mua?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ndodhi që u ndanë

Gazetarja: E kishte rrahur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo

Gazetarja: Po pse denoncoi Elena që më ka rrahur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë nuk e di se ça bëjnë ato.

Gazetarja: Pse e tërhoqi denoncimin?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ja për këtë punë se po na vret.

Gazetarja: Ju kishte kërcënuar?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Këtu te shtëpia po.

Gazetarja: Çfarë ju kishte thënë?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Do ta marrin vesh mediat botërore

Gazetarja: E kishe dëgjuar edhe ti këtë

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po si nuk e kam dëgjuar, po…

Gazetarja: Si është bashkëshortja, keni folur me të, çfarë ju ka thënë.

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po kemi fol, më mirë, nuk i kemi treguar bashkëshortes se ka vdek vajza

Gazetarja: Nuk e dinë që ka ndërruar jetë edhe nusja edhe vajza?

Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo nuk e dinë

Gazetarja: Me çfarë është plagosur Helena?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Me thikë, edhe Kujtimja në brinjë

Gazetarja: Po fëmija i Mevlutes dhe i Helenës ku ndodhej?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Aty kanë qenë, i kishin marrë komshinjtë

Gazetarja: Kishit vendosur të bënit analizën e ADN për atë pretendim që kishte Dani?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…/BW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat