Korrupsion me krimin ekonomik/ Arta Nazif dyshohet se bashkëpunoi me efektivë të tjerë në marrjen e 5 mijë eurove

Shqipëria

Korrupsion me krimin ekonomik/ Arta Nazif dyshohet se bashkëpunoi me efektivë të tjerë në marrjen e 5 mijë eurove

Më: 6 mars 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur hetimet për Sektorin e krimeve ekonomike, brenda Policisë së Tiranës, pasi kanë dyshime të forta se disa efektivë janë përfshirë në skema korruptive.

Hetimet që përfshijnë disa punonjës si dhe drejtues të tyre, vijnë pas arrestimit të efektives Arta Nazif. Kjo e fundit, u vu në pranga para disa ditësh, pasi përmes manipulimit të provave, merrte shuma të konsiderueshme parash, nga personat që ishin vendosur nën hetim nga krimi ekonomik, duke i lënë në gjendje të lirë.

Arta Nazif akuzohet se ka marrë 5 mijë euro nga dy motra, ndaj të cilave kishte nisur një hetim nga strukturat e policisë. Ajo që e bën më të rëndë këtë situatë, është se në këtë grup korrupsioni, besohet se janë përfshirë edhe eprorë të Arta Nazif, si dhe kolegë të tjerë.

Gjithçka nisi nga denoncimi i një qytetareje, e cila kallëzoi në Policinë e Tiranës një klinikë estetike, që ndodhet në rrugën “Irfan Tomini”. Pas padisë, policia ushtroi kontroll në klinikën që administrohej nga dy motrat. Agjentët arritën që të gjenin si provë materiale, produkte estetike të skaduara dhe disa të tjera të pajustifikuara me kupon tatimor.

Pasi pronaret e klinikës u shoqëruan në drejtorinë e Tiranës, ato janë marrë në pyetje nga Arta Nazif. Kjo e fundit, në bashkëpunim me një tjetër oficer, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, vendosi që të kthejë mallrat e sekuestruara e të lirojë dy motrat, në këmbim të 5 mijë eurove, para që janë dhënë brenda zyrës së efektives së arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat