Sherr në familje, vëllai dhunon vëllain dhe bashkëshorten e tij

Shqipëria

Sherr në familje, vëllai dhunon vëllain dhe bashkëshorten e tij

Më: 5 mars 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht vëllain dhe bashkëshorten e tij. Kështu, sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale T.D. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat