Tentuan të kalonin shumë të mëdha parash të padeklaruara, procedohen dy shtetas

Shqipëria

Tentuan të kalonin shumë të mëdha parash të padeklaruara, procedohen dy shtetas

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të kalojnë ilegalisht rreth 32 mijë euro.

Një nga të arrestuarit kishte fshehur 20 mijë euro në automjetin që po udhëtonte. Ai po tentonte të hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare në Morinë duke mos i deklaruar paratë.

Personi të dytë gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën mbi 12 mijë euro të padeklaruara. 35-vjeçari u ndalua në Portin e Durrësit.  

Ndaj dy shtetasve nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat