Po transportonte dy thasë me kanabis, kapet në Kostur shqiptari

Shqipëria

Po transportonte dy thasë me kanabis, kapet në Kostur shqiptari

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia greke ka arrestuar një shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, forcat e saj kanë ndaluar në një pyll në afërsi të kufirit mes Shqipërisë  dhe Greqisë në zonën e Kosturit, një-23 vjeçar me shtetësi shqiptare i cili po transportonte dy thasë me 51 kg kanabis.

Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  lënda narkotike, dy telefona celularë dhe  shuma prej 2000 lekë shqiptare.

Dyshohet se 23-vjeçari do ta transportonte kanabisin në një zonë të sigurt, prej nga ku do të merrej prej trafikantë të tjerë me destinacion tregun e narkotikëve të Athinës. 23-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat