Nga vera, gati linjat e shpejta të transportit publik në Tiranë, kreu i shoqatës: Priten ndryshime në Kodin Rrugor për shkelësit

Shqipëria

Nga vera, gati linjat e shpejta të transportit publik në Tiranë, kreu i shoqatës: Priten ndryshime në Kodin Rrugor për shkelësit

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:32
Dashnor Memaj

Linjat e shpejta të transportit publik në Tiranë pritet të jenë gati në verë. Sipas kreu të Shoqatës së Transportit Publik Dashnor Memaj linjat e reja do jenë me korsi të dedikuara, duke ofruar lehtësi dhe dyfishuar shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët.

Memaj deklaron se me linjat e reja pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat, duke lëvizur në korsitë e dedikuara.

“Linjat me korsi të dedikuara do të lehtësojë lëvizjen dhe do të dyfishojë shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët. Pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për shkelësit”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për problematikat që po përballet ky sektor, nga mungesa e fuqisë punëtore dhe e skemave subvencionuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat