Hodhi në përrua shokun e vdekur/ Zbardhet e shkuara e errët e 47-vjeçarit: Si përndoqi vajzën 20 vite më të re pasi ajo…!

Shqipëria

Hodhi në përrua shokun e vdekur/ Zbardhet e shkuara e errët e 47-vjeçarit: Si përndoqi vajzën 20 vite më të re pasi ajo…!

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:44
Madjel Husa

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku 47-vjeçari Elton Tahiri ndërroi jetë.

Madjel Husa, shoku i viktimës  i cili akuzohet se ka lënë trupin e Tahirit pranë përroit në Bërxullë pas 11 ditësh, nuk është një emër i panjohur për policinë.

47-vjeçari është dënuar në shkurt të vitit 2018 me 2 vite burg nga Gjykata, pasi akuzohej për përndjekjen e partneres së tij, e cila ishte 20 vite më e vogël.

Madjel Husa deklaronte se po mbahej në burg për shkak se familja e vajzës, kundërshtonte  historinë e tyre të dashurisë për shkak të diferencës së moshës. Madjeli u arrestua pas denoncimit të ish-partneres, e cila e akuzonte se e kërcënonte prej disa muajsh.

Gjatë seancës,  47-vjeçari tha se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak. Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi, por kishin pasur zënka për motive xhelozie. Madjel Husa deklaroi në gjyq në atë kohë se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

“Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, deklaronte Madjel Husa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat