Berisha akuzon diplomatët e SHBA: Edhe Escobar e Kim në grupin e McGonigal, kërcënoni

Shqipëria

Berisha akuzon diplomatët e SHBA: Edhe Escobar e Kim në grupin e McGonigal, kërcënoni

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:08
Sali Berisha

Sali Berisha vijon akuzat ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, Dorian Duçkës dhe Agron Nezës, të cilët sipas tij kanë vendosur gjoja të majme ndaj biznesmenë.

Ai ka përfshirë në këtë grup ‘gjobash’ edhe Gabriel Escobar dhe ambasadoren Yuri Kim.

“E vërteta është se historia e gjobave nuk është vetëm veprim i McGonigal dhe famëzinjve të tij, Duçka dhe Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. Siç denoncoi haptaz dhe me guxim ish-deputeti Myslim Murrizi, pas vitit 2019 flitej për lista me të ‘blacklistuar’ dhe përgojoheshin emra. Gabriel Escobar, Yuri Kim, Lulzim Basha, Edi Rama. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Ky realitet jo vetëm që nuk u përgënjeshtruar nga Yuri Kim, por ajo thërriste biznesmenë dhe i kërcënonte në ambasadë me blacklistim nëse mbështesin Sali Berishën.

Një lukuni e tërë u lëshua mbi biznesmenët shqiptarë për t’i gjobitur ata në mënyrën më antinjerëzore. Vizat, i përdori në këtë funksion Yuri Kim. Edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, të hetojë veprimtarinë e saj dhe të personave që janë marrë me vizat. I bëj thirrje FBI-së të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat