Ngjarja që shkaktoi panik tek banorët, policia zbulon pas disa orësh hetime çfarë ka ndodhur

Shqipëria

Ngjarja që shkaktoi panik tek banorët, policia zbulon pas disa orësh hetime çfarë ka ndodhur

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. Xh., 38 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Njoftimi nga Policia 

Klos, ndezi zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkaktuar panik tek banorët, pas disa orësh hetime, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 38 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat