Zgjedhjet e 14 Majit, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë mbështet Partinë Socialiste

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 Majit, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë mbështet Partinë Socialiste

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 20:11
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e drejtuar nga Kol Nikollaj angazhohet për të mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit në të 61 bashkitë e vendit.

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me Anila Denaj Sekretare e Burimeve Njerëzore në PS dhe Eridian Salianji, Sekretar për Çështjet Ligjore e Zgjedhore, zhvilluan një takim pune me përfaqësinë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë të kryesuar nga Kol Nikollaj.

“Bashkë me Anilën dhe Eridianin zhvilluam një takim pune me përfaqësinë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë të kryesuar nga z. Kol Nikollaj. Diskutuam mbi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe KSSH-së me fokus primar mbrojtjen e interesit të punëtorëve në sektorët kyç të ekonomisë.

Si një strukturë sindikale partnere, KSSH angazhohet për të mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit në të 61 bashkitë e vendit”, shkruan Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat