Manastirliu: Mbi 5 mijë nëna përfituan nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

Shqipëria

Manastirliu: Mbi 5 mijë nëna përfituan nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:21
Ogerta Manastirliu

Gjatë një takimi me gratë përfituese të programit të ri të mbështetjes për nënat me shumë fëmijë në Korçë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se vetëm për muajin janar janë 5210 nëna përfituese nga programi i mbështetjes me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë.

“Është një politikë universale që buroi nga Këshillimi Kombëtar për mbështetjen e nënave me shumë fëmijë. Përgjatë muajit janar ne kemi patur mbi 8 mijë nëna që kanë aplikuar nëpërmjet portalit e-albania. Vetëm për muajin janar janë 5210 nëna përfituese, 5210 nëna të cilat tashmë, në sajë edhe të një skeme shumë të shpejtë dhe efektive nga Shërbimi Social Shtetëror nga Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, tashmë të gjitha këto nëna, kanë në llogaritë e tyre në Institutin e Sigurimeve Shoqërore subvencionimin e paguar nga shteti të këtyre sigurimeve. Një politikë e cila sigurisht ka një kontribut financiar të qeverisë, vjetor, i cili është rreth 6 milion dollarë dhe që ne do ta vijojmë si një politikë të qëndrueshme”,- theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se kjo politikë e re vjen në vazhdën e politikave sociale të deritanishme dhe se mbështetja e qeverisë me programet sociale për shtresat në nevojë do të vijojë.

Pas nismës së Këshillimit Kombëtar, qeveria miratoi programin e mbështetjes për nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, si një paketë mbështetëse që garanton mbrojtje sociale të barabartë, mirëqënie sociale,mbrojtje të rolit të gruas dhe fuqizimin e saj brenda familjes, duke vlerësuar punën e papaguar, me qëllim mirërritjen e fëmijëve të mitur që nga lindja e tyre deri në moshë parashkollore, si edhe duke njohur kontributin e punës së papaguar.

Kjo politikë e re përmirëson cilësinë e jetesës brenda familjes dhe gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e shkallës së lindshmërisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat