Vlorë/ Kapet me sasi kanabis në makinë, pranga 22-vjeçares, nën hetim edhe një 20-vjeçar

Shqipëria

Vlorë/ Kapet me sasi kanabis në makinë, pranga 22-vjeçares, nën hetim edhe një 20-vjeçar

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Një 22-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi teksa drejtonte automjetin.

Bashkë me të është vënë në hetim edhe një 20-vjeçar, pasagjer i saj, për të njëjtën arsye. 

Një 22-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi teksa drejtonte automjetin.

Gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçares u gjet një peshore elektronike që i shërbente për të peshuar dhe për të ndarë në doza më të vogla sasinë e kanabisit me qëllim shitjen.

Ndërkohë është vënë në hetim dhe po procedohet në gjendje të lirë edhe një 20-vjeçar, i cili ishte pasagjeri i saj.

Edhe atij iu sekuestrua një sasi e vogël kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat