“Një emergjencë afatgjatë"/ Teologu shqiptar në Turqi tregon situatën dramatike me të cilën po përballen

Shqipëria

“Një emergjencë afatgjatë"/ Teologu shqiptar në Turqi tregon situatën dramatike me të cilën po përballen

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 11:25
Pasojat nga tërmeti në Turqi

Teologu Neki Kaloshi ka shkuar me makinë personale në Turqi, në një nga zonat e prekura nga tërmeti për të ndihmuar të gjithë të mbijetuarit.

Ai u shpreh në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se janë duke fjetur në makina, pasi nuk ka hotele ku të qëndrojnë.

Teologu theksoi se kanë bashkëpunuar me partnerët në Turqi, në zona që nuk janë prekur nga tërmeti për të kontribuar me ushqime.

“Bëhet fjalë për një emergjencë afatgjatë, nuk bëhet fjalë vetëm për këto ditë. Ka disa kampe, nuk janë përqëndruar të gjithë në një vend. Ka 10 qytete dhe në 10 qytete ka dhjetëra qendra. Ne jemi te njëra prej këtyre qendrave,” – u shpreh Kaloshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat