Aksioni selektiv i IKMT për ndërtimet pa leje, Meta: Është përdorur nga Rama si mjet shantazhi ndaj qytetarëve

Shqipëria

Aksioni selektiv i IKMT për ndërtimet pa leje, Meta: Është përdorur nga Rama si mjet shantazhi ndaj qytetarëve

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 20:01
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë artikullin e BIRN për aksionin selektiv të IKMT-së për ndërtimet pa leje në vendin tonë.

Meta shkruan se shkatërrimi i pronave të qytetarëve dhe bizneseve në shkelje të hapur me ligjin është një nga krimet më të shëmtuara të Edi Ramës.

Ai thekson se IKMT është vulosur tanimë edhe me vendime gjykatash si një prej institucioneve që dhunojnë vazhdimisht ligjin.

Statusi i Ilir Metës

Shkatërrimi i mijëra pronave të qytetarëve dhe bizneseve në shkelje të hapur të çdo ligji e procedure dhe pa transparencë duke hedhur në rrugë të madhe fëmijë, të moshuar, burra e gra është një nga krimet më të shëmtuara të Edi Ramës, të kryera nëpërmjet gjymtyrës të tij mafioze, Inspektoriatit famëkeq Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

IKMT është vulosur tanimë edhe me vendime gjykatash si një prej institucioneve që dhunojnë vazhdimisht ligjin duke favorizuar në mënyrë flagrante interesat mafioze të Qeverisë.

Keqpërdorimi i IKMT si kamzhik ndëshkues, mjet shantazhi dhe gjobvënie i Edi Ramës ndaj qytetarëve më të pambrojtur është tregues i arbitraritetit, paligjshmërisë dhe korrupsionit shumë të madh të “Rilindjes”, këtij sekti që është shndërruar në armikun më të egër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Duke mbjellë pasiguri dhe frikë nëpërmjet dhunës, shkatërrimit, nënshtrimit dhe shpopullimit, “Rilindja” kërkon të qeverisë jo përmes ligjit, por si bandë politike.

Ndaj të gjithë të ngrihemi në këmbë kundër kësaj bande deri në largimin përfundimtar të saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat