Euro vazhdon trajektoren rënëse, gjatë shkurtit zbret në 115.7 lekë

Shqipëria

Euro vazhdon trajektoren rënëse, gjatë shkurtit zbret në 115.7 lekë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:25
Euro

Euro vazhdon trajektoren rënëse në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Valuta europiane, ka zbritur sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në nivelin e 115.75 lekëve, nga 116.4 lekë në fillim të Shkurtit.

Rënia është më e theksuar krahasuar me nivelin e një viti më parë, kur fiksohej në 121.3 lekë. Rënia vjetore me 4.6% po përdoret si një amortizues i inflacionit që importohet nga jashtë, dhe një lehtësim për bizneset dhe individët që kanë një kredi në euro.

Nga ana tjetër, zhvlerësimi i euros po godet eksportuesit dhe familjet që marrin dërgesa nga emigrantët.

Një rënie të fortë në tregun e këmbimit kanë pësuar edhe valutat e tjera, si paundi britanik, me përjashtim të dollarit amerikan, që ka fituar 1 pikë kundrejt lekut gjatë këtij muaji dhe gjendet në kuotën e 107.89 lekëve. Luhatjet e dollarit kanë një impakt minimal në ekonominë shqiptare, ku ndikimi kryesor është tek çmimi i karburanteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat