Dalin detaje nga ngjarja në Pogradec, i riu dyshohet se do të vendoste tritol në biznesin e policit

Shqipëria

Dalin detaje nga ngjarja në Pogradec, i riu dyshohet se do të vendoste tritol në biznesin e policit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen në Pogradec ku punonjësi i policisë Gjergji Riza dhunon të riun Ervin Norolla.

Bëhet me dije se Riza ka ushtruar dhunë ndaj Norollit pas dyshimeve se ky i fundit kishte vendosur një sasi tritoli në biznesin e oficerit të policisë por nuk kishte arritur ta ndezë.

Ky veprim ka ardhur në shenjë hakmarrje pasi Riza e kishte ndaluar të riun disa herë më parë, për sasi të vogla lënde narkotike.

Do të jetë Agjecia e Mbikqyrjes Policore që do të vijojë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë është pezulluar nga detyra polici Gjergji Riza.

 Ervin Norolla ndodhet aktualisht në burgun e Drenovës pasi disa ditë më parë i është gjetur 50gramë lëndë narkotike heroinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat