Bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019, a merr fonde PD këtë vit? Përgjigjet Celibashi

Shqipëria

Bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019, a merr fonde PD këtë vit? Përgjigjet Celibashi

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:19
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare nëse Partia Demokratike do të marr apo jo fonde për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Celibashi vuri në dukje faktin se fonde merr ajo parti që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse, teksa PD i bojkotoi zgjedhjet e fundit lokale.

“Lidhur me atë nëse PD do të përfitojë fond, në fakt është vendim që do duhet ta marr dhe për të respektuar institucionin s’po e bëj publik vendimin. Parimi është që merr fonde ajo parti që a marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse, ato të 2019, e dimë që PD nuk mori zgjedhje, por neni 180 ka përcaktuar që në referim do merren zgjedhjet sipas rastit, respektivisht të 2015 dhe 2017.

Do të respektohet neni 180 i Kodit Zgjedhor që përcakton se cilat parti do të marrin fonde”, tha Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat