Si mund të sigurohet 20 kg eksploziv? Karamuço: Saranda ka firma të licensuara

Shqipëria

Si mund të sigurohet 20 kg eksploziv? Karamuço: Saranda ka firma të licensuara

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Ekperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka qenë në një lidhje live në emisionin “Special Report” të gazetarit, Arlind Isa, ABC News, ku foli për ngjarjen që ndodhi mëngjesin e djeshëm në qytetin e Sarandës.

Ndër të tjera eksperti tha se sasia e lëndës eksplozive e siguruar nga autori ose autorët që hodhi në erë hotelin mund të jetë siguruar nga firma që janë të licensuara për shitjen e tij, por që nuk i bëhet inventari se ku dhe si përdoren ato që shiten.

“Saranda është një qytet që vazhdon të ndërtohet. Madje në një terren shumë të vështirë. Aty ka firma të licensuara për shitjen e lëndëve shpërthyese, por s’ka njeri që mund t’i bëjë inventarin se ku dhe si përdoret lënda që shitet.

Është një hetim që duhet të përcaktojë edhe llojin e eksplozivit, do të kontrollohet se si është përdorur dhe ku është përdorur nga sasi lënde.

Mund të dali që mund të rezultojë që ne nuk kemi nga kjo lëndë eksplozive dhe mund të ketë ardhur nga jashtë nga grupe kriminale.

Ai që e ka vendosur e ka pasur parasysh se si mund të shkatërrohet i gjithë hoteli.

Qëllimi i tij ka qenë shkatërrimi i plotë i pronës dhe për këtë i është dashur një ekspert i xhenios,” tha Karamuço.

Duke ditur se ky nuk është rasti i parë, ku ka konflikte dhe shumica e tyre ndodhin kur nisin përgatitjet e sezonit turistik, Karamuço më shumë se sa për forcat e rendit bëri një apel për gjyqësorin.

Ka një problem të madh në Vlorë dhe Sarandë, ka shumë gjyqe ende që lidhen me çështjet e pronësisë. Kemi pasur edhe raste të njëjta të vrasjeve dhe dëmtimeve të pronave. Apeli im i  përket institucioneve gjyqësore,” përfundoi eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat