Shembja e hotelit në Sarandë, dy bashkëpronarët ishin në gjyq për pronësinë

Shqipëria

Shembja e hotelit në Sarandë, dy bashkëpronarët ishin në gjyq për pronësinë

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 08:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Hoteli “Bizanti” që u hodh në erë në Sarandë ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka.

Burime për Abc Neës njoftojnë se këta dy të fundit rezultojnë në QKB si bashkëpronarë të hotelit dhe me administratore Miranda Çabiri.

Siç njofton policia, prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe pasi përveçse ka shkatërruar hotelin dykatësh dhe picerinë, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në bizneset dhe banesat përreth.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat