“Protesta i realizoi 100% qëllimet e saj”/ Berisha: Nëse të hënën s’ka Parlament, ne do respektojmë ditën e zisë kombëtare

Shqipëria

“Protesta i realizoi 100% qëllimet e saj”/ Berisha: Nëse të hënën s’ka Parlament, ne do respektojmë ditën e zisë kombëtare

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:59
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha lajmëroi se nëse të hënën nuk do të zhvillohet seancë plenare për shkak të zisë kombëtare, atëherë opozita do e respektojë këtë vendim dhe nuk do të organizojë protestën, ashtu siç e bëri të ditur kreu i PD-së.

Kujtojmë se qeveria e shpalli ditë zie kombëtare të hënën (13 shkurt) për shkak të viktimave nga tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi.

Nga selia e PD-së, Berisha tha se protesta e sotme i realizoi 100% qëllimet e saj. Sipas tij, marshimi i qytetarëve dhe demokratëve ishte një sinjal dhe një mesazh për qeverinë.

Berisha: Protesta i realizoi 100% qëllimet e saj. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë. Nëse nuk ka Parlament, nuk e kuptoj pse s’duhet bërë Parlament kur ka ditë zie. Nëse vendoset, ne do respektojmë zinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat