Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin, nga sot nafta do të shitet 197 lekë për litër, benzina 189 lekë

Shqipëria

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin, nga sot nafta do të shitet 197 lekë për litër, benzina 189 lekë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:10
Ilustrim

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litri.

Çmimi i naftës në pompë shënon një ulje 4 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 189 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 1 lek për litër.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet, duke qëndruar në të njëjtat nivele.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër, duke pësuar një ulje me 3 lekë për litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 2 shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat