Pagat në privat më të ulëta se në shtet, Kadia: Ka informalitet të lartë

Shqipëria

Pagat në privat më të ulëta se në shtet, Kadia: Ka informalitet të lartë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 22:36
Besart Kadia

Paketa e ndihmës prej 8 miliardë dollarësh që shpërndau qeveria këtë muaj për kategoritë e njerëzve më në nevojë shkaktoi debat në studion e “Bardh a Zi”. Të ftuar ishin zëvendës ministri në ministrinë e Financave Besart Kadia, ish zëvendës ministri Kastriot Sulka dhe sipërmarrësi Gjergj Gjika.

Duke u ndalur te rritja e pagave, Sulka theksoi kjo bëhet para zgjedhjeve, gjë që sipas të cilit është e paligjshme. Ndërkohë nga ana tjetër, Kadria tha se pagat në privat janë më të ulëta në shtet.

“Biznesi vetë me pagat çfarë ka bërë. I ka pagat më të ulëta se shteti, se ia vënë fajin shtetit dhe vetë nuk bëjnë asgjë. Ose nuk paguajnë zyrtarisht, ka informalitet të lartë ose nuk e kuptojmë se çfarë dëmi po i bëjnë vetes së tyre që nuk po ia rrisin pagat punëtorëve që të jenë më produktiv.

Kanë 30 vjet që mendojnë se Shqipëria është vend i varfër. Të dhënat tregojnë se ka pagat mesatare më të ulëta se shteti. Pra, kur janë konkurrues me të gjithë Evropën, dhe pagat i mbajnë të pandryshuara., tha Kadia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat