Zbulohet shkaku i rënies së zjarrit në qendrën për të moshuar në Kavajë

Shqipëria

Zbulohet shkaku i rënies së zjarrit në qendrën për të moshuar në Kavajë

Më: 23 janar 2023 Në ora: 15:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një qendër për të moshuar është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Kavajë.

Burimet bëjnë me dije se shkaku i zjarrit ka qenë si pasojë e një defekti elektrik në dhomën e një të moshuare ku ishin të pranishëm dy persona.

Fillimisht kanë marrë flakë orenditë dhe më pas zjarri është përhapur më tepër.

Si pasojë e zjarrit ka mbetur e lënduar një e moshuar e paralizuar, e cila pas ndërhyrjeve të stafit është nxjerrë nga dhoma dhe është transportuar drejt spitalit.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka neutralizuar flakët.

Ndërsa policia po vijon hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat