Fakte të reja për 21 janarin, Artan Hoxha: Ja ku i çova së pari provat

Shqipëria

Fakte të reja për 21 janarin, Artan Hoxha: Ja ku i çova së pari provat

Më: 22 janar 2023 Në ora: 08:07
Artan Hoxha

Komunikimi në radio i ish kreut të gardës Ndrea Prendi me vartësit e tij gjatë demonstratës sës 21 janarit të publikuara nga gazetari Artan Hoxha janë cilësuar fakte të reja nga kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS 12 vjet pas tragjedisë që i mori jetën 4 qytetarëve në bulevard.

Në emisionin Review në Euronews Albania, Hoxha u shpreh se provat i kishte siguruar para vitit të ri dhe i kishte çuar së pari në shtëpinë e Aleks Nikës.

“E kam siguruar provën para vitit të ri, ja kam çuar familjes së Aleks Nikës se janë një familje shumë dinjitoze, se nuk kanë pranuar asnjë para nga qeveria. Nuk ka pranuar asnjë cent edhe pse ka rritur vajzat e Aleksit.

Ata kanë pasur të drejtën të parët ta dëgjojnë audion”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat