12 vite nga "21 Janari"/ Ministri i Drejtësisë: Drejtësia e re të bëjë detyrën, duket kush janë ekzekutorët

Shqipëria

12 vite nga "21 Janari"/ Ministri i Drejtësisë: Drejtësia e re të bëjë detyrën, duket kush janë ekzekutorët

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë “21 Janarin”, ku sot shënohen plot 12 vite nga tragjedia ku u vranë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Ai theksoi se dosja duhet të ishte në SPAK që ditën e parë të krijimit të tij.

Manja: Në emër të qytetarëve e kam për detyrë të ngre zërin, dosja e vrasjes së tyrë nuk mund të konsiderohet e hetuar për sa kohë nuk mund të hetohet si krim shtetëror. Kjo dosje nuk duhet të vazhdojë akoma sa tek nje prokuror tek tjetri që bien me radhë nga vetingu. Nga kjo provë dhe të tjera duhet të ishte transferuar në Spak.

Duhet të kishte shkuar qe në ditën parë të krijimit të Spak. Për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk dua të bëj prokurorin por si qytetar e kam per detyrë të kërkoj hetimin e së vertetës objektive në emër të drejtësisë së shkelur. Koha është tani, zbardhja e ketij krimi ka të bëjë me të ardhmen e drejtësisë. As më shumë e as më pak që drejtësia e re të bëjë detyrën. Duket qartësisht se kush janë ekzekutorët në një kohë qe protesta ishte drejt shpërndarjes. Shumë prova mund të dalin në dritë pas hetimit të 21 Janarit. 21 janari është prova e kësaj drejtësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat