PD darkë në Pogradec, deputeti zbulon kush ishin prezent

Shqipëria

PD darkë në Pogradec, deputeti zbulon kush ishin prezent

Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:56
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja deklaroi se Grupi Parlamentar zyrtar i kësaj force politike, ka zhvilluar një darkë në Pogradec.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gështenja u shpreh se darka ishte informale dhe në të ishin prezentë deputetët e Grupit Parlamentar, të cilët morën pjesë në mbledhjen e fundit për vitin 2022, që u zhvillua në dhjetor.

“Ishte një darkë, nuk ishte e organizuar nga ana ime. Unë, asnjëherë nuk u fshihem gjërave dhe kur i organizoj, nuk e fsheh atë që organizoj. Ishte një darkë, e lënë në një ndër mbledhjet e fundvitit të dhjetorit të 2022-shit, të këtij Grupi Parlamentar, grupit zyrtar, ku në përfundim të mbledhjes, u diskutua për një darkë që të qëndronim bashkë, ndoshta pse jo edhe jashtë Tiranës.

Meqënëse, në fundvit të gjithë ishim të angzhuar me festat e fundvitit, u ra dakord që kjo të realizohej me fillimin e ri të sesionit parlamentar, në janar të 2023-shit. Ishte një darkë informale, jo zyrtare. Takimet zyrtare dhe darkat zyrtare nuk i bëjmë fshehtas. Unë komunikoj me të gjithë kolegët, deputetë të opozitës. Ishin prezentë ata kolegë deputetë që kanë qenë pjesë e asaj mbledhjeje zyrtare të organizuar nga Grupi Parlamentar në dhjetor të 2022-shit”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat