“Më ngacmoi s*ksualisht motrën”, 13-vjeçarja i kërkon ndihmë, i vëllai kthehet nga emigrimi dhe rreh mësuesin!

Shqipëria

“Më ngacmoi s*ksualisht motrën”, 13-vjeçarja i kërkon ndihmë, i vëllai kthehet nga emigrimi dhe rreh mësuesin!

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit të fiskulturës në Tepelenë.

Mësohet se ai është dhunuar nga Alvi Gumeni, vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën ku punonte Kleanthi Laçi.

E mitura ka telefonuar të vëllanë duke i kërkuar ndihmë, pasi sipas saj mësuesi 59-vjeçar e kishte ngacmuar seksualisht.

Pas telefonatës së të motrës, Alvi Gumeni është kthyer nga emigrimi dhe ka dhunuar mësuesin e fizkulturës.

Alvi Gumeni mësohet se është vetëdorëzuar para pak orësh në policinë e Tepelenës duke shpjeguar arsyet e veprimit të tij.

Ai tha se ndërmori këtë akt pas ndihmës që i kërkoi e motra, e cila ishte nxënëse e Kleanthi Laçit.

Gumeni tha para hetuesve se e 13-vjeçarja i kishte thënë se mësuesi e ka ngacmuar seksualisht shumë herë dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri.

Gjithashtu edhe e mitura në dëshminë e saj ka pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga Kleanthi Laçi. Ajo është marrë në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat