Nikolla: 24-vjetori i masakrës së Reçakut është dita e dhimbjes

Shqipëria

Nikolla: 24-vjetori i masakrës së Reçakut është dita e dhimbjes

Më: 15 janar 2023 Në ora: 23:46
Lindita Nikolla

Në përkujtim të 24-vjetorit të masakrës së Reçakut, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, apelon për intensifikimin e dialogut pa parakushte dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi.

Kryeparlamentarja thekson në një postim në rrjetet sociale se:  “24-vjetori i masakrës së Reçakut është dita e dhimbjes dhe njëkohësisht apelit që krimet e luftës, mizoritë, vrasjet e civilëve dhe ndarjet që ato kanë krijuar duhet të marrin fund”.

Nikolla nënvizon se intensifikimi i dialogut pa parakushte dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi është rruga për pajtimin e qëndrueshëm, paqen, prosperitetin dhe evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Vlerësoj konstatimin e Këshilltarit të Departamentit të Shtetit Derek Chollet mbi vullnetin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut, i cili do t’i garantojë Kosovës integrimin në strukturat evro-atlantike”, shkruan Kryetarja e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat