Nga dhuna në familje te droga, 8 persona të arrestuar në Tiranë

Shqipëria

Nga dhuna në familje te droga, 8 persona të arrestuar në Tiranë

Më: 14 janar 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. 

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin H. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– D. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij;
– E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– F. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me kangjellat anësore të rrugës;
– H. Gj., 25 vjeç, A. K., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– B. A., 45 vjeç, A. Gj., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat