Rama jep lajmin e mirë: Në Lezhë gati për të nisur puna për transformimin e shëtitores dhe lulishtes

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë: Në Lezhë gati për të nisur puna për transformimin e shëtitores dhe lulishtes

Më: 13 janar 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “facebook” ka dhënë lajmin e mirë veçanërisht për qytetarët e Lezhës.

Rama shkruan se tani është gjithçka gati për të nisur punën të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin.

Ky investim po ashtu do të nxjerrë në pah edhe vlerat e Memorialit të Skëndërbeut duke i shërbyer kështu edhe turizmit të këtij qyteti.

Postimi i Ramës:

Në Lezhë, jemi gati për të nisur nga puna të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin, e cila krahas hapësirës së dedikuar për qytetarët, do të jetë edhe në shërbim të turizmit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe që përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat