Temperatura minus dhe ngrica, nga nesër nis dimri 'i vërtetë'

Shqipëria

Temperatura minus dhe ngrica, nga nesër nis dimri 'i vërtetë'

Më: 12 janar 2023 Në ora: 19:07
Ilustrim

Nga nesër i thoni "lamtumirë" pranverës së panatyrshme që u duk se erdhi para kohe këtë vit me temperatura të larta e ditë me diell.

Duke nisur nga e premtja, termometri do të shënojë temperatura minus dhe vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Gjithashtu, do të jetë prezente edhe mjegulla e dendur, që do mbizotërojë kryesisht në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Përgjatë akseve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat