U prangos në kuadër të operacionit “Shpirti”, GJKKO kthen për hetim në SPAK aktet për ish-oficerin Artur Krasniqi

Shqipëria

U prangos në kuadër të operacionit “Shpirti”, GJKKO kthen për hetim në SPAK aktet për ish-oficerin Artur Krasniqi

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer për hetim në SPAK aktet për Artur Krasniqin, ish-oficer i dyshuar për përfshirje në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Burime për BW bëjnë me dije se Krasniqi bëri një kallëzim ndaj prokurorit të çështjes, pasi sipas tij, me dashje ai ka shmangur nga hetimi zyrtarë të zgjedhur dhe vendor si dhe drejtues policie.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Shpirti”, u morën të pandehur 31 persona, që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 6 tonë lëndë narkotike të tipit marijuhanë, me vlerë rreth 55 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat