“Isha nisur për të vrarë politikanët”, burg të riut që u arrestua me kallashnikov në rrugë në Lezhë

Shqipëria

“Isha nisur për të vrarë politikanët”, burg të riut që u arrestua me kallashnikov në rrugë në Lezhë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Gjykata e rrethit Lezhe ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Antonio Leka, i cili u arrestua 2 ditë më parë teksa lëvizte me armë dhe municione luftarake. 

“Isha nisur për të vrarë politikanët në Lezhë”, tha ai gjatë arrestimit. 

I pyetur se nga i kishte marrë armë, ai nuk ka pranuar të përgjigjet duke qëndruar në heshtje. 

Sakaq sipas burimeve bëhet me dije se i riu ka shfaqur shenja të problemit të shëndetit mendor. Pritet gjithashtu të bëhet edhe një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore. Ndër të tjera në dhomat e paraburgimit në polici e ka prezantuar veten si patriot, ku edhe ka treguar tatuazhet që kishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat