Bashkimi PD-PL, Shehi: Nuk jam entuziast për marrëveshjen PD-PL, Meta bën zig-zage

Shqipëria

Bashkimi PD-PL, Shehi: Nuk jam entuziast për marrëveshjen PD-PL, Meta bën zig-zage

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:49
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se nuk është entuziast për bashkimin e PD-së me PL.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se LSI-së me zig-zaget e veta gjatë 20 viteve nuk krijon një sistem afatgjatë besimi.

Pavarësisht kësaj ai theksoi se çdo kush është i pranishëm në opozitë nëse është kundër qeverisë.

“Nuk jam entuziast për marrëveshjen PD-PL. Në këtë hall që ka Shqipëria, dhe shqiptarët, çdo lloj force është kundër PS nuk do të përzija askënd. LSI-ja me zig-zaget e veta gjatë 20 viteve, nuk krijon një sistem afatgjatë mirëbesimi. Jemi në një kohë kur çdo njeri, çdo person që është kundër kësaj keqqeverisja konsiderohet i pranueshëm por kjo nuk do të thotë se ky është modeli që bën dritë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat