Berisha, pa përfaqësues në KZAZ/ KQZ njeh ligjërisht Lulzim Bashën si kryetar të PD

Shqipëria

Berisha, pa përfaqësues në KZAZ/ KQZ njeh ligjërisht Lulzim Bashën si kryetar të PD

Më: 9 janar 2023 Në ora: 14:16
Kryetari i KQZ

Partia socialiste, partia demokratike, forca e drejtuar nga Tom Doshi dhe partia e Ilir Metës, do të kenë anëtarë në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor në garën e 14 majit.

Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi miratoi sot vendimin që parashikon se PS, si forca më e madhe e mazhorancës do të ketë 2 anëtarë, 1 anëtar do ta ketë PSD si partia e dyte e shumicës dhe në kampin opozitar 2 anëtarë do i takojnë PD dhe një e merr Partia e Lirisë.

Anëtari i shtatë në komisione, ndahet mes dy partive të mëdha, PS e PD.

Në këtë situatë, kryetari i partisë demokratike sali berisha mbetet pa asnjë përfaqësues në kzaz, pasi gjykata dhe rrjedhimisht edhe komisioni qendror i zgjedhjeve njohin si kryetar të PD, Lulzim Bashën.

Nëse situata ligjore nuk ndryshon, atëherë e gjithë opozita do të ketë vetëm përfaqësuesin e Partisë së Lirisë në komisionet zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat