Gati “fshesa” në diplomaci, Rama dhe Begaj listë me 30 ambasadorë që duhet të lëshojnë postet

Shqipëria

Gati “fshesa” në diplomaci, Rama dhe Begaj listë me 30 ambasadorë që duhet të lëshojnë postet

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:59
Bajram Begaj dhe Edi Rama

Pas kalvarit të gjatë të diskutimeve me kabinetin qeveritar, mëngjesi i djeshëm e gjeti kryeministrin Rama në zyrën e presidentit Bajram Begaj. Detajet nga takimi i zbardhi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.  “Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, u shpreh dje Rama.

Pra fokusi kryesor ka qenë ndryshimi i ambasadorëve. Tani pritet të fillojë fshesa në diplomaci. Po kush janë emrat diplomatët, të cilët vijojnë të drejtojnë selitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës në kushtet kur u ka mbaruar mandati 3-vjeçar? Diplomatët pa mandat përbëjnë 42% e totalit të ambasadorëve, ndërsa duhet të ishin kthyer në Shqipëri. 30 diplomatët janë emëruar gjatë periudhës 2014-2016, ndërsa mandati i dytë ka mbaruar në periudhën 2017-2019. Lista nis me ambasadorin shqiptar në Abu-Dhabi, Ermal Dredha, ambasadorin në Beograd, Ilir Boçka, kryediplomatin në Berlin, Artur Kuko, ambasadorin në Zvicër, Ilir Gjoni dhe Enkeleda Merkuri në Bratislavë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në disa raporte e ka ngritur si shqetësim faktin se ambasadorët janë pa mandat dhe ka kërkuar nga Ministria e Jashtme që tu ndërpresë shërbimin, por një gjë e tillë nuk është zbatuar.

Ligji për shërbimin e jashtëm, ja si zgjidhen ambasadorët

Neni 21

Shefi i përfaqësisë diplomatike

1. Misioni diplomatik drejtohet nga ambasadori ose i ngarkuari me punë. 2. Ambasadorët emërohen dhe lirohen nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Kryeministrit. Ministri i Punëve të Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimet përkatëse për emërimin dhe lirimin e ambasadorëve. Përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti i Republikës, Komisioni i Kuvendit që mbulon politikën e jashtme, organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador. 3. Ministri i Punëve të Jashtme mund t'i besojë drejtimin e misionit diplomatik të ngarkuarit me punë, kur kjo çmohet e nevojshme për shkak të rrethanave. 4. Posti konsullor drejtohet nga konsulli i përgjithshëm, konsulli, zëvendëskonsulli ose agjenti konsullor. 5. Konsulli i përgjithshëm emërohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Neni 22

Përzgjedhja e shefave të përfaqësive diplomatike

1. Shefat e përfaqësive diplomatike përzgjidhen ndërmjet diplomatëve të karrierës. 2. Në këto poste mund të emërohen edhe ish-anëtarë të Këshillit të Ministrave, ish-deputetë, personalitete të fushave të ndryshme, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë ligj. 3. Numri i personave të emëruar, sipas pikës 2 të këtij neni, nuk duhet të jetë më i lartë se 20 për qind e numrit të diplomatëve, që punojnë në përfaqësitë diplomatike me të njëjtin funksion. Këta persona bëjnë pjesë në shërbimin e jashtëm për aq kohë sa ushtrojnë funksionet në të cilat janë emëruar.  

Box

Emrat e ambasadorëve pa mandate

1.      Ermal Dredha- ABU-DHABI emëruar në 08.05.2016

2.      lir Bocka- BEOGRAD, emëruar në 27.07.2014

3.      Artur Kuko- BERLIN, emëruar në 16.02.2014

4.      Ilir Gjoni- BERNE emëruar në 14.02.2014

5.      Enkeleda Merkuri- BRATISLAVE emëruar në 06.01.2016

6.      Ilir Tepelena- BUKURESHT emëruar në 23.01.2015

7.      Adia Sakiqi- HAGE emëruar në 22.05.2014

8.      Bardhyl Canaj- IZRAEL emëruar në 21.10.2015

9.      Eduard Sulo- KAJRO emëruar në 23.07.2014

10.  Saimir Bala- KUVAJT emëruar në 30.04.2016

11.  Qirjako Qirko- LONDER emëruar në 22.08.2016

12.  Arben Gazioni- MOSKE emëruar në 15.10.2014

13.  Ermal Muça- OTAVE emëruar në 03.06.2016

14.  Dritan Tola- PARIS emëruar në 05.11.2014

15.  Selim Belortaja- PEKIN emëruar në 29.12.2016

16.  Qemal Minxhozi- PRISHTINE emëruar në 10.02.2014

17.  Sami Shiba- RIAD emëruar në 06.01.2015

18.  Anila Bitri (Lani)- ROME emëruar në 08.02.2016

19.  Fatos Reka- SHKUP emëruar në 14.05.2015

20.  Pellumb Qazimi- LUBJANË emëruar në 10.02.2014

21.  Gjergj Teneqexhiu- TOKIO emëruar në 05.05.2016

22.  Shpresa Kurëta- VARSHAVE emëruar në 02.09.2014

23.  Majlinda Dodaj- VATIKAN emëruar në 28.08.2013

24.  Roland Bimo VJENË emëruar në 14.02.2014

25.  Floreta Faber- ËASHINGTON emëruar në 29.01.2015.

26.  Anila Pojani- MILANO emëruar në 05.10.2016

27.  Suela Janina (Ibrahimi)- BE-BRUXEL emëruar në 03.10.2014

28.  Besiana Kadare Nju-Jork emëruar në 07.06.2016

29.  Visho Ajazi Lika- NATO, emëruar në 13 Dhjetor 2017

30.  Arten Hanku- MYNIH emëruar në 19.10.2016

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat