I dënuari në burgun e Shënkollit mbërrin i vdekur në spitalin e Lezhës

Shqipëria

I dënuari në burgun e Shënkollit mbërrin i vdekur në spitalin e Lezhës

Më: 5 janar 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një i dënuar në burgun e Shënkollit ka mbërritur këtë të enjte i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal në Lezhë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se i dënuari  Shpëtim Ferko,  64 vjeç  vuante nga probleme të shëndetit dhe se vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore.

Pritet një informacion zyrtar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burime për Abc News bëjnë me dje se viktima ishte nga Pogradeci, ndërsa mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat