“Do ndihmojë pensionistët dhe…”, Rama: Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme

Shqipëria

“Do ndihmojë pensionistët dhe…”, Rama: Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:15
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se në prill do të mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë, për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve dhe jo vetëm.

Rama pohoi se kjo taksë do shkojë edhe për kategoritë më në nevojë.

MESAZHI I RAMES

Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat