Sot nis shpërndarja e bonusit 8 mijë lekë për pensionistët

Shqipëria

Sot nis shpërndarja e bonusit 8 mijë lekë për pensionistët

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:36
Foto nga vendngjarja

Sot ( 4 janar) ka nisur shpërndarja prej 8 mijë lekësh të reja për pensionistët në Shqipëri.

Bonusi prej 8 mijë lekësh është pjesë e “Pakos së Madhe” të dhënë nga qeveria. 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë nga Pakoja e Madhe, e cila do të mbështesë 1 milionë individë për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës.

Ndërkohë 1 milionë shqiptarë do të përfitojnë sipas kategorive deri në 2000 lekë (të reja).Po ashtu 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike. Ndërsa për punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë.

Sakaq 6700 gra me kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 20000 lekë nga Pakoja e Madhe, theksoi kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat