Tjetër aksident në Divjakë/ Makina humb kontrollin, vdes pasagjerja, shoferja transportohet në spital

Shqipëria

Tjetër aksident në Divjakë/ Makina humb kontrollin, vdes pasagjerja, shoferja transportohet në spital

Më: 3 janar 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Dy të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura brenda 30 minutave në zonën e Divjakës.

Sipas policisë, rreth orës 17:00  në rrugan “3 urat-Çermë” shoferja e një Opeli ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjera, ndërsa vetë drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë më herët në një tjetër aksident humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat