Berisha: Pele mbyllë sytë, për të jetuar përjetë në kujtesën e botës

Shqipëria

Berisha: Pele mbyllë sytë, për të jetuar përjetë në kujtesën e botës

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 00:56
Pele dhe Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ‘mbretit’ të futbollit, Pele.

‘Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror Pele mbyllë sytë përgjithmonë, për të jetuar përjetë në kujtesën e botës’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Pele, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.

Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta.

Agjenti i tij, Joe Fraga, konfirmoi vdekjen e mitit të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat