A u dekonspirua ‘Plumbi i artë’? Klodiana Lala: Me arrestimin e Dumanit, grupet kriminale u bënë gati për rrëfimin e tij

Shqipëria

A u dekonspirua ‘Plumbi i artë’? Klodiana Lala: Me arrestimin e Dumanit, grupet kriminale u bënë gati për rrëfimin e tij

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 21:45
Gazetarja Klodiana Lala

Operacioni ‘Plumbi i artë’, u përfol shumë herë se u dekonspirua nga efektivë policie, ndërsa me dëshminë e Nuredin Dumanit u arrestuan disa persona. 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në ‘Open’ në ‘News24’ tha se me arrestimin e Dumanit, grupet kriminale ishin bërë gati që ai mund të rrëfente krimet. 

“Ka pasur informacione se grupe kriminale e kanë parapritur se ai mund të fliste për histori k ishte përfshirë. Nuk kishte arsye që të dekonspirohej. Policia tha; kemi arrestuar Nuredin Dumanin. Bosë të krimit që kishin pasur marrëdhënie e kontakte me Dumanin, po merrnin masa.

Dëshmitë e Dumanit nuk janë publikuar para se të firmoseshin urdhër-arreste, kanë dalë më vonë. Dëshmitë e Dumanit që kanë dalë, kanë qenë pjesë e një procesi gjyqësor për ata perona që i ishte dhënë masa ‘arrest me burg’. Ishte vendim që iu ishte ndarë shumë palëve. Duhet të jemi korrekt me publikun. Në bazë të ligjit, prokuroria, kur e detyron avokatin të ruaj sekretin, është i detyruar të japë provat për të mbrojtur klientin.”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat