U dëmtua me vinç gjatë orarit të punës, përfundon në spital 45-vjeçari

Shqipëria

U dëmtua me vinç gjatë orarit të punës, përfundon në spital 45-vjeçari

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar është dëmtuar gjatë orarit të punës nga një vinç.

Ai është paraqitur në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, pas dëmtimit në kantierin e ndërtimit ku punonte, në fshatin Palasë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. 45-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Njoftimi policisë: 

Sot, në spitalin e Vlorës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi E. S., rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet vinç, në kantierin e ndërtimit ku punonte, në fshatin Palasë. Ky shtetas, më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat