Rama ndan videon nga punimet në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë: Janë krijuar 400 vende pune

Shqipëria

Rama ndan videon nga punimet në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë: Janë krijuar 400 vende pune

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 08:36
Kantieri i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale nga punimet që po kryhen në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Kreu i qeverisë ka shkruar se punimet po ecin me ritëm të lartë dhe se janë krijuar 400 vende pune.

“MIRËMËNGJES  dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Disa muaj më parë, kur u hapën punimet për ndërtimin e bazës ajrore, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri me dije se projekti do të kushtonte 50 milionë euro.

Gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës. Baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat