29-vjeçarja hidhet nga oborri i Kishës së Laçit, bie në humnerë

Shqipëria

29-vjeçarja hidhet nga oborri i Kishës së Laçit, bie në humnerë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Një 29-vjeçarja hidhet nga oborri i Kishës së Laçit.

Kurbin;

Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë.

Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat