Ambasadorja e SHBA për kreun e ri të SPAK: Unë përfaqësoj politikën e SHBA, ai që do zgjidhet s’duhet t’i detyrohet…

Shqipëria

Ambasadorja e SHBA për kreun e ri të SPAK: Unë përfaqësoj politikën e SHBA, ai që do zgjidhet s’duhet t’i detyrohet…

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 15:39
Ambasadorja e SHBA

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë apel që kreu i ri i SPAK të zgjidhet në bazë të kritereve që përmbush dhe jo në bazë të kërcënimeve që mund të vijnë nga jashtë.

Në përfundim të prezantimit të kandidaturave, Kim deklaroi se ajo nuk shkoi në KLP që t’i thotë anëtarëve të KLP-së se kë duhet të votojnë, por që ai që do të zgjidhet të mos i drejtohet askujt.

“Puna e SHBA-ve është t’iu mbështesë. Ju duhet ta doni Reformën në Drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se ne.

Njerëzit duhet ta kërkojnë ndryshimin, pa njerëzit ndryshimi nuk vazhdon. Anekënd këtij vendi është e qartë që njerëzit duan ndryshim, prandaj është një çast i rëndësishëm. Është i rëndësishëm për anëtarët e KLP-së që kanë dëgjuar kandidatët, jemi me të vërtetë me fat se kemi 3 kandidatë të kualifikuar. Përpara kanë një vendim të vështirë, baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe një ekzaminim i kritereve. Nuk duhet të vazhdohet nga perceptimi i kërcënimeve apo favoreve, kjo do të thyente integritetin e atij procesi. Gjithashtu është e rëndësishme për personin që do të përzgjidhet, për faktin se ai person do ta kuptoj nëse ai është zgjedhur në bazë të kritereve, apo në bazë të kërcënimeve dhe favoreve, në këtë mënyrë ai do të ndiejë se i detyrohet dikujt. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë në konsideratë faktin se pronari i vetëm është ligji. Erdha këtu se në këtë kohë ma lejonte agjenda ime, ky është mesazhi im”, tha Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat