Moti i keq, anulohen 10 fluturime në drejtim të aeroportit të Rinasit

Shqipëria

Moti i keq, anulohen 10 fluturime në drejtim të aeroportit të Rinasit

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Dhjetë fluturime në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas janë anuluar si pasojë e motit të keq.

Lajmi është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi nga aeroporti, ku thuhet se 6 avionë të linjës ajrore “Wizz Air” janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.

Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si “Pegasus”. “Air Albania” dhe “Lufthansa”.

Një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet Shkup, Athinë, Stamboll, Bari dhe Venecia, janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare.

“Tirana International Airport informon se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit. Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare.

Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës. Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.  Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër. Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa. Nesër, të mërkurën, më datë 14 dhjetor 2022, pritet që situata të normalizohet”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat